Programi i qeverisë “Rama 4” premton 40 mijë vende të reja pune deri në vitin 2030

Partia Socialiste premton 40 mijë vende të reja pune deri në vitin 2030, duke e ulur papunësinë në nivelin 6%.

Angazhimi është shkruar në programin qeverisës, ku synohet të rinjtë të marrin garanci për një post në shtet ose privat, përmes arsimit dhe trajnimeve të posacme 4-mujore.

Për të bërë karrierë në vendin tonë, ftohen edhe emigrantët, përmes një platforme të dedikuar vetëm për ta.

Programi synon një ekonomi të qëndrueshme me rritje vjetore mesatare 4%, ku të ardhurat për frymë të arrijnë në 15 mijë dollarë, nga 10 300 që janë sot. Qeveria angazhohet të rrisë pagën minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta dhe të çojnë pagën mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; me sektorin publik 1 200 €.

Për të arritur këto rezultate, shkollat profesionale do të lidhen direkt me bizneset, ku do të garantohen kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz dhe një sistem social i besueshëm. Po ashtu, deri në 2030, 1 në 3 nxënës pritet të jetë pjesë e arsimit profesional.

Të Fundit