Denoncimi në “Stop”, pezullohen drejtori dhe nëndrejtori i burgut të Lushnjes

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë disa masa administrative dhe disiplinore pas rasti të zbuluar në “Stop” ku një zyrtar në burgun e Lushnjes, Irakli Leka, merrte para në këmbim të ditëve me leje për të burgosurit.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i Burgut të Lushnjes. Ndërkohë shefi i Regjimit të Brendshëm që u arrestua, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve.

“Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Të Fundit