Nisin procedurat për zgjedhjen e pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

Në rendin e ditës së mbledhjes plenare të sotme, pika kryesore ishte diskutimi dhe miratimi i projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për drejtuesin e SPAK”, çka i hap rrugë garës për drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.

Rendi i ditës përfshinte gjithashtu:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 4 shtator 2025;
2. Diskutimi dhe miratimi i projekt-vendimit për shpalljen e vendit vakant për drejtuesin e SPAK;
3. Diskutimi dhe miratimi i projektraporteve të vlerësimit etik dhe profesional për tre prokurorë:

1. Françesk Ganaj
2. Ermira Manelli
3. Hysni Mulaj

Mbledhja gjithashtu parashikon hapësirë për pyetje dhe diskutime të tjera të karakterit institucional.

Të Fundit