STOP-EMISIONI 11(Sezoni 11) 16 Shtator 2025-“Oferte turistike”, 700 euro per 5 dite leje burgu, kamera e fshehte nxjerr pazarin.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime për pazaret, që bëhen nëpër burgje, duke u shitur disa ditë leje të burgosurve me shuma të majme.Ne inskenuam një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku kërkuam takim me shef Matin. Ky i fundit u tregua “i mirëkuptuar” dhe na la menjëherë një takim në një lokal.Kur i kërkuam disa leje për një person, që kishte rënë në burg për hashash, Mati shumë i gatshëm, mori 700 euro dhe premtoi 5-7 ditë leje për personin në fjalë.Ne dorëzuam paratë, dhe e ndoqëm cështjen deri në momentin e shumëpritur, kur i burgosuri, doli për disa ditë nga qelia.

Sot në Pezë u festua si cdo vit ngjarja historike e Konferencës së Pezës e 16 shtatorit 1942.Ne ishim në fshatin e Tiranës, ku takuam pjesëmarrësit e aktivitetit, të cilët i pyetëm, se kur bëhej më shumë qejf, atëherë në kohë lufte, apo sot në paqe.Disa nga qytetarërt thanë, se do të ishte më mirë, të kishim qendruar me italianët. Më pas ata u grindën edhe për kontributin e Enver Hoxhës, por në fund të gjithë kënduan e kërcyen.

Pak kohë më parë, në sezonin e kaluar trajtuam rastin e Rexhep Bruçit, një qytetar nga Burreli, që tregoi, se e detyrojnë, që të paguajë një detyrim 2 milionë e gjysmë lekë, për një matës energjie, që nuk i përket.Bëhet fjalë për një pajisje të vitit 2014, për të cilën është lajmëruar në vitin 2018. Sipas disa përgjigjeve të interesimit të tij, ish-administratori i ka dhënë të drejtë qytetarit dhe kishte urdhëruar fshirjen nga sistemi për kontratën dhe detyrimet.Por, një përgjigje e re i shpjegoi po nga ish-administratori, që të ndjekë rrugë të tjera, pasi nuk është ankuar brenda një viti.Koordinatori i FSHU Burrel, Erald Ballabani, tha, se kërkesën e Rexhepit, do ia niste sërish institucionit qendror. Por asgjë nuk u bë, derisa ndërhyri gazetari i emisionit “Stop”.Pas transmetimit tonë, Ardi Kola, drejtor për median pranë Oshee-së, na dërgoi vendimin, që nuk e ngarkon më qytetarin me detyrimin, që nuk i takon.

Të Fundit