Një shqiptar mban mesatarisht 117 euro cash në xhep. Shifra i referohet një raporti të bankës qendrore të Austrisë,e cila llogarit se sa euro mban portofoli i një qytetari në vendet e Europës lindore.
Në vitin 2019, një banor vendas mbante mesatarisht 126 euro cash; në vitin 2022, vlera ishte 149 euro, ndërsa 2 vjet më vonë kjo sasi parash u ul sërish, teksa monedha europiane humbi pikë në tregun tonë.
Por, ndërsa sasia e eurove është ulur, e kundërta ka ndodhur me numrin e banorëve që i mbajnë. Në vitin 2024, 35% e shqiptarëve mbanin euro në xhep, nga 30% në 2022-shin. Për Bankën Austriake, arsyet e mbajtjes dhe përdorimit të Euros në këto vlera, lidhet me përdorimin e valutës për blerje të zakonshme apo kursime.
Prej afro 5 vitesh, në Shqipëri Euro është zhvlerësuar rreth 25% në tregun valutor, duke ndikuar në sjelljen financiare të qytetarëve.
Këta të fundit, besojnë se monedha europiane do të stabilizohet në 5-vjecarin e ardhshëm.