Pas gjithë bujës së divorcit, skandalit të videos së dhunshme dhe zhurmës në mediat vendase e ndërkombëtare, Elia Zaharia dhe Princ Leka duket se kanë gjetur qetësinë, por në rrugë të ndara.
Ndërsa Princi shijon lidhjen e re me fotografe Blerta Celibashin, Elia po vazhdon jetën e saj familjare e artistike, duke ndarë shpesh momente nga përditshmëria në rrjetet sociale.
Por një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit: fakti që Elia mban ende mbiemrin Zogu në Instagram. Komentet dhe pyetjet e shumta rreth kësaj çështjeje e kanë “detyruar” aktoren të japë një përgjigje publike, pas gati dy vitesh heshtje.
Në një video të publikuar në Instagram, ku shihet duke ecur buzë detit, Elia ka sqaruar: “E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tre kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.
Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e Instagram dhe Facebook nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Madje, në çdo punë kam pasur gjithmonë vetëm mbiemrin Zaharia. Derisa të zgjidhet, le ta mendojnë si mbiemri i Geraldinës, vajzës sime, dhe kështu është më e lehtë.”