STOP-EMISIONI 9(Sezoni 11) 12 Shtator 2025-“I kisha vene emra, kisha dhene jeten per hajvanet”, shet gomeret, s’merr leket.

Jemi në Krushovë të Skraparit, ku kemi takuar ciftin Myzafer dhe Anila Hoxha. Ata tregojnë, se kishin 30 hajvanë, dhe pas 15 vitesh, vendosen t’i shisnin. Përmes facebookut njohën Shefmir Kurtin, i cili, pasi i sheh, i merr 27 hajvanë për 18 milionë lekë. Cifti i jep 1 kalë dhe 5 mëza falas.Për shitjen, Shefmiri nuk u dha lekë në dorë, por bënë një akt-shitjeje te noteri Prelë Perkolaj, për shlyerjen me 3 këste me nga 5, 5 dhe 8 milionë lekë.Kaluan të gjitha afatet dhe Shefmir Kurti nuk i dha paratë. Ne e kontaktojmë këtë të fundit, por ai thotë, se nuk ka patur mundësi financiare. Kur gazetarja njofton policinë dhe i thotë, se bashkë me ciftin do t’i bëjnë kallzim, Shefmir Kurti kërkon një tjetër tolerancë, që t’i kthejë paratë deri në 17 shtator.

Sot është mbajtur seanca e parë e parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.Nga 140 deputetë, 72 prej tyre ulen për herë të parë në karriken e të zgjedhurit. PS mori 83 mandate në këto zgjedhje, ndërsa PD vetëm 50 të tillë.Ne ishim në Kuvend për të sjellë intervistat dhe batutat me deputetët e vjetër dhe të rinj.

Eriol Liksala, tregon se është arrestuar për lëndë narkotike dhe pas vuajtjes së dënimit, ka dalë me shërbim prove. Në momentin e arrestimit, i janë sekuestruar dy telefona pune, të cilët sot i kërkohen nga kompania, ku punonte, në mënyrë, që të marrë pagat e bllokuara. Është drejtuar në Prokurori, ku i është thënë, se urdhri i lirimit të sendit, është dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Por ky institucion i kërkon vendimin e kthimit të sendeve. Prej gati një viti qytetari shprehet, se nuk po merr dot telefonat e tij.Në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i thonë, se vendimi duhet sjellë fizikisht. Ndërsa në Prokurori shprehen, se dosja është asgjësuar.

Të Fundit