Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit pasi ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku se bashku me bashkëshorten ka kaluar fundjavën.
Burime të siguruara thanë se ambasadori gjatë paradites së sotme ka qënë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka e ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e shpejtë e me pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës aty ku mjekët kardiologë, pasi i kanë ndihmuar e parë e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Burime të siguruara pranë këtij spitali thanë se aktualisht ambasadori paraqitet në gjendje të stabilizuar.