Pas Thethit, aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Prej 3 ditësh, fadromat e IKMT-së kanë zbritur në terren dhe po prishin objekte pa leje, mes tyre bujtina prej druri, por edhe objekte me strukturë betoni.
IKMT thotë se më datë 11 shtator janë prishur në total 8 objekte pa leje, ndërsa dje ka vijuar puna për prishjen e 12 objekteve të tjera pa leje.
Fadromat e IKMT-së janë edhe sot në terren, ndërsa nuk duhet numri në total i objekteve që do të shemben.
Aksioni në Valbonë, vjen pas atij në Theth ku u shembën një sërë objektesh pa leje për rreth një javë. Aksioni në Theth u shoqërua me një sërë kritikash nga kryeministri Rama për shkak të 12 kabinave pa leje të ngritura mu në zemër të Thethit, përballë Kishës simbol të zonës.