Kryesocialisti Edi Rama njoftoi sot përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten.
Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propoziu për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë.
Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur.
Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.