Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

Këtë të enjte është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen “Buka”, ku i pandehur është ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtaren Irena Gjoka për të shqyrtuar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, në seancën paraprake, çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e saj për gjykim.

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej korrikut 2023 dhe raportohet se po strehohet në Zvicër. SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, me dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Për çështjen e inceneratorëve, ndaj ish-zëvendëskryeministrit rëndojnë gjithashtu akuzat për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet për këtë dosje pritet të përfundojnë më 23 shtator.

Të Fundit