Ilir Meta kërkon lirinë, regjistrohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-presidentit Ilir Meta për masën e sigurisë dhe pritet caktimi i datës për shqyrtim në dhomë këshillimi.

Ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arresti me burg në një masë më të butë.

GJKKO caktoi sot datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema çokun dhe Fatime Kryemadhin.

Të Fundit