Kroacia kthen perimet me pesticide, arrestohen administratori i subjektit dhe dy inspektore të AKU-së

8 tonë domate dhe perime të tjera të nisura nga Shqipëria u kthyen mbrapsht nga Kroacia, pasi rezultuan me nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin.

Në pranga pas zbulimit të rastit kanë rënë 3 persona me urdhër të Prokurorisë së Beratit, pasi autoritet në Kroaci bllokuan dhe më pas asgjësuan sasinë e madhe të perimeve.

I arrestuar është administratori i subjektit që prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit kroat perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, si dhe 2 inspektorë të AKU Berat.

Këta të fundit Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt, kanë plotësuar në mënyrë fiktive dokumentet, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre.

Po ashtu ata kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga administratori  Mariglen Qorri duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me sasinë e perimeve me nivele të larta preparati.

Ky nuk është rasti i parë që sasi të mëdha perimesh dhe frutash që eksportohen nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit rezultojnë me përmbajtje pesticidesh të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit

Të Fundit