Publikohen pamjet, policia filmoi momentin e arrestimit të atentatorit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur, i ndodhur mëngjesin e së hënës në këtë qytet.

Ragip Gila, 28 vjeç, u kap pranë urës së trenit në dalje të Shkodrës, pas një ndjekjeje që përfundoi me një aksident të automjetit tip BMW që ai po përdorte për arratisje.

Sipas burimeve zyrtare, Gila tentoi të largohej me makinën e vjedhur, por pas aksidentit u përpoq të ikte në këmbë në zonën e lumit Kir, ku u ndalua nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë “Shqiponja”.

 

Gjatë arrestimit, policia i sekuestroi dy armët që përdori gjatë atentatit – një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole, si dhe skafandrën, maskën dhe jelekun antiplumb që kishte përdorur për të kryer sulmin.

Në vendin e ngjarjes u gjet gjithashtu një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, me të cilën ai planifikonte të digjte makinën për të fshirë gjurmët.

Autoritetet arrestuan Ragip Gilën për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. P

Përveç automjetit të vjedhur, u sekuestrua edhe motomjeti pa targë dhe numër shasie, që u la në vendin e ngjarjes.

 

Të Fundit