Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës një shtetase 16 vjeçe, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.