Jemi në lagjen nr.3 në Sarandë, pasi zonja Eli Mici na tregon, se prej 5 vitesh, Lindita Bushati, me te cilën ndan një apartament me 3 dhoma, të dhënë nga shteti, i ka zënë hapësirat e përbashkëta. Në korridorin dhe banjon e përbashkët Lindita Bushati ka futur sendet e saj, madje në dhomën e vet mban edhe mace. Zonja Bushati e ka kthyer edhe shkallën e pallatit në magazinë mbeturinash e sendesh të vjetra.Shqetësimin e Elit e ndan edhe Nora, që jeton prej 46 vjetësh në të njejtin pallat.Ne u takuam me zonjën Bushati, e cila tha, se veprimet e saj janë në rregull dhe vendosja e objekteve në hapësirën e përbashkët, është normale.Më pas iu drejtuam Shërbimit social në bashkinë Sarandë, ku drejtoresha tha, se e njeh problematikën dhe do ta konsultojë me SPZ-në e zonës.Pasi morëm kontakt me policinë bashkiake të Sarandës, një grup punonjësish bënë pastrimin e shkallës, ndërsa për apartamentin, palët duhet t’i drejtohen gjykatës.
