Striptistja denoncon bukëpjekësin SHQIPTAR për përdhunim në ishullin e Rodosit! 26-vjeçari e mohon: Erdhi me dëshirë!

Një bukëpjekës shqiptar që punonte për një hotel në ishullin turistik në Rodos, u arrestua nga policia greke pak pasi u denoncua nga një striptiste 36-vjeçare për përdhunim.

I riu 26-vjeçar u ndalua nga oficerët e policisë së OPKE në Departamentin e Policisë së Arkangelos, kurse ngjarja ka ndodhur në një hotel në Faliraki, sipas denoncueses.

Ai mohoi akuzën dhe tha se vajza kishte shkuar me dëshirë dhe nuk pati dhunë.

Pas marrjes së dëshmisë për disa orë në komisariat, shqiptari u lirua nga prangat, por do të jetë nën hetim pas padisë për abuzim seksual dhe do dërgohet për gjykim.

Striptistja ka dëshmuar se të dy ishin njohur rastësisht në një aplikacion dhe më pas ishin takuar.

Shqiptari sipas saj këmbënguli për takim privat dhe mëngjesin e të dielës u dakordësuan që të takoheshin.

Më pas shkuan në një plazh të Rodosit, në një godinë ku qëndronin punëtorët sezonalë.

Ajo tha se e kundërshtoi 26-vjeçarin, emri i të cilit nuk u publikua, teksa dëshmoi në prani të një psikologu, duke dhënë detajet.

Pavarësisht kundërshtimeve, shqiptari ka abuzuar seksualisht me të. Njohja e tyre ishte bërë një vit më parë dhe mbajtën komunikime të shpeshta në Viber.

Shqiptari e ka çuar me makinë në hotelin ku qëndronte dhe aty në dhomë nisi ta ngacmonte, derisa u bë i dhunshëm.

Ajo tha se pësoi atak paniku si pasojë e agresionit seksual. Pasi e përcolli për në shtëpi i kërkoi takime të tjera, por vajza tha se e fshiu nga aplikacioni.

Por të nesërmen e pa afër ambientit të punës së saj dhe u ndje e kërcënuar, duke ndjekur rrugën e denoncimit, informon media greke.

Por gjatë dëshmisë së tij shqiptari tha se pëlqimi ishte i dyanshëm dhe nuk e kishte kërcënuar.

Ai u shpreh se të nesërmen i shkoi për t’i dhënë mëngjes dhe kafe dhe jo për ta kërcënuar.

Të Fundit