Ardian Halili, me detyrë kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Durrës gjatë viteve 2017-2021, ka përfunduar në pranga pasi rezultoi se kishte ngritur një kompleks pushimi pa leje në zonën e Kepit të Rodonit.
Sipas policisë, 8 vite më parë Ardian Halili ndërtoi në fshatin Shetaj të Ishmit disa shtëpi pushimi pa leje, por, siç duket nga reklama e bërë nga vetë ai në rrjetet sociale, në zonë janë ndërtuar edhe pishina, fusha argëtimi dhe ambiente restoranti, duke e shndërruar atë në një kompleks të mirëfilltë pushimi.
Policia e Durrësit njoftoi se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga agjentët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar.