Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu sulmoi kryeministrin Eid Rama për projektligjin për administratën shtetërore që e cilëson në shkelje të plotë të kushtetutës.
Berisha tha se përfshirja e Forcave të Armatosura në administratë bëhet me qëllim keqpërdorimin e tyre për interesa të caktuara. Sipas kryedemokratit, qëllimi kryesor është që të përvetësohen pronat e ushtrisë.
“Pra, tani me këtë ligj Edi Rama kërkon të përligjë post-factum dhe të hapë rrugën për vendime dhe akte të tilla në rastin e forcave të armatosura.
Theksoj se në Kushtetutë, shtabi i përgjithshëm është institucion kushtetues.
Se në buxhetin e shtetit është institucion me buxhet të veçantë nga ministria.
Inkludimi i forcave të armatosura në ombrellën e këtij ligji, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa mafioze apo të pushtetit të Edi Ramës.
Por ka edhe një qëllim tjetër madhor. Qëllimi madhor tjetër janë pronat e ushtrisë.
Siç jeni në dijeni, pronat e ushtrisë, të cilat ndahen në dy grupe, njëri grup i pronave të ushtrisë që është në funksion të planit të shpërndarjes, ato janë të paprekshme. Janë të patjetërsueshme. Për sa kohë mbahen në planin e shpërndarjes. Plani i shpërndarjes së forcave të armatosura përbën sekretin më të rëndësishëm aktual të forcave të armatosura. Ai plan firmoset nga presidenti dhe mbahet nga ai dhe shefi i shtabit.
Siç është faktuar, gjatë këtyre viteve të fundit janë dhuruar nga Edi Rama biznesmenëve të afërt me të dhe ortak me të, porte ushtarake, prona ushtrie të panxjerra nga presidenti i Republikës, pa u pyetur fare presidenti i Republikës”, tha mes te tjerash Berisha.