Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.