Një 43-vjeçar nga Selenica, i cili ditën e djeshme ndezi zjarr pas konfliktit me bashkëfshatarin është arrestuar nga policia.
Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta.
Në pranga ka rënë shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë, njofton policia.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin