Arrestohet punonjësi i bashkisë së Fushë-Arrëzit, përndiqte kolegun dhe familjarët e tij në rrjete sociale

Një 61-vjeçar, banues në Fushë-Arrëz dhe punonjës i bashkisë së këtij qyteti është arrestuar nga policia.

Arrestimi i 61-vjeçarit me iniciale P.L erdhi pas kallëzimit të shtetasit A. D., 38 vjeç, gjithashtu punonjës i bashkisë, i cili deklaroi se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, e kishte fyer dhe përndjekur në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe familjarët e tij.

Gjithashtu, ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Policia njofton se hetimet mbi këtë kallëzim vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të Fundit