Donald Trump ka vendosur një qëllim edhe më të madh se Çmimi Nobel për Paqen, pasi ai nuk kërkon shpërblim tjetër veç Parajsës.
Në një intervistë për Fox, ai deklaroi se përfundimi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte të hynte në parajsë. Madje bëri edhe shaka, duke thënë se kishte dëgjuar se ishte “në vendin e fundit në hierarki”.
“Dua t’i jap fund. E dini, nuk po humbasim jetë amerikane. Po humbasim rusë dhe ukrainas, kryesisht ushtarë. Disa njerëz vdesin, pasi raketat godasin vendet e gabuara ose godasin qytete,” tha Trump për “Fox & Friends”.
Ai shtoi: “Nëse mund të shpëtoj 7,000 njerëz në javë nga vrasja, mendoj se kjo është e mjaftueshme – dua të përpiqem të shkoj në parajsë, nëse është e mundur. Kam dëgjuar se nuk po shkoj mirë,” vazhdoi ai. “Kam dëgjuar se jam vërtet në fund të renditjes. Por nëse mund të shkoj në parajsë, kjo do të ishte një nga arsyet.”
Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan u takua me homologun e tij ukrainas në Uashington, si dhe me udhëheqës evropianë, për të diskutuar garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Trump tha gjithashtu se Ukraina ka të ngjarë të lëshojë një pjesë të territorit si pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare, megjithëse ka theksuar vazhdimisht se kjo do të varet nga presidenti Zelensky që të nënshkruajë çdo lëshim territorial.