Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në Rrogozhinë, arrestohet 31 vjeçari

Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në fshatin Ballaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një zjarr i shpërthyer në territorin e fshatit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pyllin me pemë frutore.

Policia Rrogozhinë, arriti të identifikonte dhe kapte autorin e dyshuar, shtetasin I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Sipas hetimeve të deritanishme,31 vjeçari ka ndezur zjarre për djegien e mbeturinave në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit ka bërë apel për qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve për djegien e mbeturinave dhe të mbetjeve bujqësore, si dhe të jenë të kujdesshëm me hedhjen e cigareve të ndezura pranë zonave pyjore, për të parandaluar rrezikun e zjarreve masive.

Të Fundit