Një nga figurat më emblematike të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Sipas mediave italiane, lajmi është konfirmuar nga miku i tij i afërt dhe këshilltari ligjor, Giorgio Assumma.
Baudo ka qenë një ikonë e padiskutueshme e televizionit, i njohur për karrierën e tij të gjatë si prezantues dhe për rekordin e tij të veçantë në Festivalin e Sanremos, ku ka qenë në rolin e drejtuesit për plot 13 edicione.
Ai u bë i njohur jo vetëm për stilin e tij të veçantë të prezantimit, por edhe për aftësinë për të zbuluar dhe promovuar talente të reja. Për shumë vite, ai ishte një prani konstante në jetën televizive të italianëve, duke u bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar.
Zëri i tij dhe prezantimi krejt i veçantë i spektakleve televizive e muzikore ishte për shqiptarët, sidomos deri në vitin 1990, një rrugë komunikimi e jashtëzakonshme, nëpërmjet RAI-t, me kulturën e muzikën italiane e botërore