Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

GJKKO do të shqyrtojë sot, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në seancën e shkuar të Ilir Metës, SPAK i komunikoi zyrtarisht përfundimin e hetimeve, e ndërsa sot me kthimin nga pushimet të gjyqtarit Erjon Çela që ishte dhe arsyeja e shtyrjes së seancës për sot, pritet të mbahet seanca për shyqrtimin e kërkesës së Metës.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

Të Fundit