Madonna i kërkon Papës të vizitojë Gazën ‘para se të jetë tepër vonë’

Madonna i ka kërkuar Papa Leo XIV të vizitojë Gazën dhe t’ua sjellë “dritën e tij fëmijëve para se të jetë tepër vonë”.

Mbretëresha amerikane e popit e ndau lutjen e saj në mediat sociale duke thënë se Papa ishte “i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja”.

Ndërhyrja e saj erdhi ndërsa Mbretëria e Bashkuar, BE-ja, Australia, Kanadaja dhe Japonia lëshuan një deklaratë duke thënë se “uria po zhvillohet para syve tanë” dhe kërkuan veprime për të “përmbysur urinë”.

“Atë i Shenjtë, të lutem shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët para se të jetë tepër vonë”, shkroi Madonna në Instagram. “Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre.

Të Fundit