Vajza vrau babain në Fier, policia arreston bashkëpuntorin që e ndihmoi ta mbyste

Policia e Fierit vijon punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në fshatin Frashër, ku 26-vjeçarja, Ermalinda Rama, akuzohet për vrasjen e babait të saj, Anesti Rama.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Fierit bëri me dije se kanë arrestuar shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Ai dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë ngjarje.

Nga hetimet rezulton se vrasja është kryer me metoda të dhunshme, përfshirë strangulim dhe përdorimin e mjeteve të forta dhe prerëse. Sipas njoftimit të policisë thuhet se Dogani e ka ndihmuar vajzën që ta mbyste të atin.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Fier:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit