Do të transferohej në burg, shqiptari në Zvicër me pranga në duar i shpëton policisë dhe arratiset

Një i burgosur shqiptar është arratisur në Baden të Zvicrës.

Shqiptari 23-vjeçar arritit të arratisej para se të hipte në automjetin e policisë për tu transferuar në një burg tjetër, sipas mediave vendase.

Sipas policisë, i riu shqiptar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha. Ai ishte gjithashtu i prangosur në kohën e arratisjes.

Pavarësisht kërkimeve me qen policie ai nuk është gjetur ende. Policia ka shpërndarë foton e shqiptarit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për arrestimin e tij.

Të Fundit