Rama: Po forcojmë sigurinë kibernetike, sektori privat ka boshëllëqe

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve këtë të premte në Berat u ndal tek siguria kibernetike dhe transformimi digjital në Shqipëri.

Ai theksoi se sektori publik ka bërë përparime të dukshme, por ngriti shqetësimin për ritmin më të ngadaltë të sektorit privat në këtë drejtim.

“Jam shumë krenar që kemi bërë progres. Kemi Cloud-in tonë në shërbimet digjitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm për boshllëqet që ekzistojnë, sidomos në sektorin privat”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se ndërsa institucionet publike po përforcojnë mbrojtjen në hapësirën kibernetike, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm

“Ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike dhe ndërkohë që po përforcojmë dita ditës mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se në sektorin privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm dhe këtu ne përsëri mund të ndërtojmë mekanizmat për mbrojtje“, u shpreh Rama.

Të Fundit