Rrahu shokun e fëmijërisë me çadër, SHQIPTARI fiton të drejtën për të qëndruar në Angli!

Një shqiptar që rrahu një burrë me një çadër saqë ajo u shpërbë përpara se t’i përplaste fytyrën në trotuar, ka fituar çështjen e tij për të qëndruar në Britani.

Vangjel Gjika, 50 vjeç, fitoi një çështje azili pasi vuajti një dënim me dy vjet e gjysmë burg për sulmin “brutal”.

Ai u përball me deportim për shkak të sulmit në vitin 2020, por tani gjykata e Emigracionit ka vendosur që ai mund të qëndrojë sepse ishte një rast “i vetëm një herë”.

Sipas “Dailymail”, Gjika u burgos pasi udhëtoi me metronë e Londrës në një vend ku e dinte se do të ndodhej “viktima” e tij një mik i tij dhe kreu sulmin “brutal”.

Arma e tij, një ombrellë, u përdor me aq shumë “forcë” sa u shpërbë dhe më pas Gjika ia përplasi kokën viktimës së tij në trotuar dy herë. “Viktima” e tij ishte e traumatizuar dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Gjika, i cili ka shtetësi të dyfishtë, si Shqipëria ashtu edhe Greqia, është piktor dhe dekorues dhe jeton në Surrey.

Pas kërkesës për depërtimin e tij, pas një vonese 5-vjeçare, Gjykata e Lartë ka vendosur: ai do të qëndrojë në Britani.

Gjykata e Lartë dëgjoi se Gjika, i lindur në Shqipëri, u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2013, pasi kishte jetuar në Greqi për 22 vjet.

Për ngjarjen në vitin 2016, ai kreu “sulmin e vazhdueshëm dhe të dhunshëm” ndaj një burrit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Ai tregoi se e kishte njohur burrin për shumë vite, pasi nënat e tyre ishin shoqe dhe fqinje. Kështu ishin miq fëmijërie dhe ishin rritur së bashku në Shqipëri.

Por, marrëdhënia e tyre “u prish” dhe dyshja shkëmbyen disa mesazhe kërcënuese dhe abuzive me njëri-tjetrin. Kështu ishte nisur ta sulmonte me çadër.

Gkika ishte caktuar të dilte në gjyq në vitin 2017, por ai e ndryshoi deklaratën e tij në minutën e fundit dhe u dënua me 32 muaj burg.

Pas lirimit të tij, Gjykata vendosi që të mos e largojnë shqiptarin nga Anglia, pasi nuk ka asnjë provë që ai përbën rrezik për dikë tjetër përveç rastit për të cilin vuajti dënimin.

Të Fundit