Qytetari Pajtim Bregaj, tregon, se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e lidhi me një person nga Konispoli, të quajtur Panajot, dhe këtij të fundit i shiti 61 dele barsa. Për bagëtinë e blerë, Panajoti i dërgoi 7 milionë lekë herën e parë, kurse për gjysmat e tjera, i tha, që kishte ca probleme. Më vonë pretendimi i blerësit ishte, se paratë e mbetura, ia kishte dhënë mikut të përbashkët, Klementit.Pajtimi thotë, se i ka bërë denoncim vetëm Panajotit dhe cështja i kaloi Prokurorisë Fier. Pajtimi thotë, se mund të jetë viktimë e mashtrimit, pasi blerësi i deleve, nuk i hap as telefonin.Nga ana tjetër, Klement Dylmishi, thotë, se nuk ka marrë para nga askush.
