U nda nga jeta, por jo nga pensioni: si u grabitën 20 milionë lekë me prokurë false

Në 19 maj të këtij viti, transmetuam një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi, se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ndërroi jetë. I vëllai i Florës tha, se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidri, konstatoi, se i ndjeri nuk ishte cregjistruar. Mendohej, që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, kishte vijuar të tërhiqej. Kjo gjë u konstatua, kur e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.Ne u ndalëm në postën numër 22 në Tiranë, ku ishte bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës, refuzoi të jepte informacion, duke thënë, se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.Ne siguruam prokurat e paraqituara dhe ua vumë përballë notereve, që kishin firmosur, por të dyja ato thanë, se prokurat ishin të falsifikuara.Ramë në gjurmët e 68 vjecarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërhiqte pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri.Zhegu tha, se e kishte marrë pensionin dhe ia kishte dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.Pas këtij transmetimi, jemi takuar sërish me kunatin e të ndjerit Gëzim Gjergji, i cili tashmë kishte marrë cregjistrimin e të ndjerit dhe kishte nisur procedurën, që motra e tij të përfitojë pensionin familjar.

Të Fundit