STOP-EMISIONI 141(Sezoni 10) 7 Korrik 2025-“U dogja duke bere kafe”, historia e te moshuarit qe jeton vetem ne barake.

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon, se atje kishte njohur një 78 vjecar nga Patosi, i cili ishte djegur dhe ishte i vetmuar. Sipas Enterit, i moshuari ishte i varfër dhe i pastrehë, ndaj ai mendoi, se nga emisioni “Stop”, do të gjendej një zgjidhje.Ne shkojmë vetë në spitalin e Fierit, ku i moshuari Sulo Yzeiri tregon, se është djegur me bombul gazi, duke u përpjekur të bënte një kafe.Ai merr vetëm 70 mijë lekë pension pleqërie dhe për këtë arsye, kërkon ndihmë ekonomike dhe strehim pasi aktualisht banon në një barakë.Gazetarja e “Stop” con në spital Shërbimin Social dhe Ndihmën ekonomike të Bashkisë Patos dhe kryebashkiaku Fation Duro, na premton, ta sistemojnë të moshuarin në një banesë sociale.Nëse Sulo Yzeiri nuk do të ndjehet mirë, bashkia mund ta cojnë në cdo kohë në Shtëpinë e të Moshuarve Fier.

Disa qen në Denver janë detyruar të pushojnë mbi copa akulli, si zgjidhje për t’i bërë ballë vapës.Një mace ka gjetur një lojë të re, duke pritur të bjerë pika nga një rubinet uji, e macja ta kapë me gojë. Kjo video është shndërruar në virale, duke numëruar menjëherë mbi 8 milionë klikime.

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli, tregon, se e detyrojnë, që të paguajë një detyrim 2 milionë e gjysmë lekë, për një matës energjie, që nuk i përket.Bëhet fjalë për një pajisje të vitit 2014, për të cilën është lajmëruar në vitin 2018. Sipas disa përgjigjeve të interesimit të tij, ish-administratori i ka dhënë të drejtë qytetarit dhe kishte urdhëruar fshirjen nga sistemi për kontratën dhe detyrimet.Por, një përgjigje e re i shpjegon po nga ish-adminstratori, që të ndjekë rrugë të tjera, pasi nuk është ankuar brenda një viti.Koordinatori i FSHU Burrel, Erald Ballabani, thotë, se kërkesën e Rexhepit, do ia nisë sërish institucionit qendror. Por megjithëse kanë kaluar muaj, asgjë nuk është bërë.

Të Fundit