Kishte zënë hapësirën për ta kthyer në vendparkim, procedohet 54 vjeçari në Astir

Policia e Tiranës ka kryer patrullime dhe verifikime në rrugën “Teodor Keko”, teksa kanë konstatuar se një hapësirë publike ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh.

Në përfundim të veprimeve hetimore për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kësaj paligjshmërie, shtetasin F. M., 54 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Ndërkaq janë tërhequr edhe automjetet e parkuara.

Policia e Tiranës vijon kontrollet në terren dhe thekson se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të hapësirave publike. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të tillë, në numrin 112!

Të Fundit