Ashtu si çdo vit, Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, iu bashkua këtë të martë zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut.
Gjatë dhurimit, Kryeministri u shpreh: “Është shumë pozitive për organizimin, kjo të rinon, të rigjeneron, ndërrohet gjaku dhe pastrohet, të mbron nga sëmundjet”.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me dhurimin vullnetar të gjakut, duke theksuar rëndësinë jetike të këtij akti human.