Në disa pjesë të Turqisë, temperatura i kaloi këto ditë 40 gradë Celsius, ndërsa, nga ana tjetër, në zonën e Rizes ka rënë borë.
Zjarret në pyje kanë shpërthyer ditët e fundit në disa rajone, duke përfshirë Izmirin, Bursën, Tekirdagun dhe Adanan, dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren.
Nga ana tjetër, zona e Rizes u zbardh, veçanërisht Rrafshnalta Balikli, e cila ndodhet në rreth 2,400 metra mbi nivelin e detit, raporton Haber.
Në atë rajon, shërbimet kompetente po punojnë me intensitet për pastrimin e rrugëve nga bora.
Në zonat me lartësi të madhe të rajonit të Detit të Zi, siç është Rize, ndonjëherë bie borë gjatë muajve të verës, por reshjet e këtij intensiteti janë të rralla.
Me këtë rast, ekspertët theksojnë efektet e ndryshimeve klimatike dhe paralajmërojnë se fenomene të tilla mund të bëhen më të shpeshta.