Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të.

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai ka një karrierë të gjatë si në politikë, mësimdhënie apo sport. Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar

Figura kryesore e Partisë Socialiste që prej vitit 2005 dhe i pari lider shqiptar që udhëheq qeverinë prej katër mandatesh tanimë. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS mori një tjetër fitore, me qëllimin kryesor për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ditë feste, kryeministri e nis sot ditën me punë.

Ai do të zhvillojë një takim me kandidatët socialistë të Tiranës, në ambientet e selisë rozë. Takimi vjen një ditë pas përballjeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë. Nuk dihen ende detajet e diskutimeve që do të mbahen në kampin socialist

Të Fundit