Jemi në Berat, ku në 21 mars 2025, rreth orës 18.30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin Opel astra, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet, se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë, ka dalë nga shtëpia rreth orës 17 e në rrugën e aksidentit, ka kaluar më vonë, sesa koha e përplasjes së zonjës.Një dëshmitar, që është afruar tek e aksidentuara, thotë, se një tjetër person, i ndodhur në vendngjarje, i ka thënë, që makina, që e aksidentoi ishte një pezho e një punonjësi policie.Vetë zonja tregon, se i thanë, që në makinë ka qenë një djalë i ri dhe nga makina, ka zbritur një vajzë. Por ajo vetë, nuk ka mundur të shohë dhe të identifikojë asgjë.Momenti i aksidentit është filmuar nga një celular, dhe mund të bëhet fjalë për një makinë Opel Astra, por nuk identifikohet targa.
