Është shtyrë për në datë 7 korrik në orën 11:00 seanca që do të mbahej ditën e sotme për Jamarbër Malltezin.
Mësohet se shkak për shtyrjen e kësaj seancë është bërë kërkesa për dorëheqje e gjyqtares Elsa Ulliri. Gjyqtarja Elsa Ulliri ka dhënë dorëhiqjen nga trupa gjykuese nga çështja “Partizani” për shkak të lidhjeve familjare me deputeten demokrate, Andia Ulliri.
Elsa Ulliri ishte emëruar si gjyqtare relatore në këtë proces, ndërsa pjesë e trupës janë edhe gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Dorëheqja e saj vjen vetëm pak minuta para nisjes së dy seancave për këtë çështje, ajo në orën 09:30 nga ku u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa në orën 10:00 u parashikua seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimi mbi kërkesën për dorëheqje të gjyqtares.