Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov “floriri”

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari F. G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë për motive të dobëta. Fatmirësisht, i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Pas ngjarjes, F. G. është kthyer në banesën e tij, ku mbante një armë zjarri kallashnikov pa leje, të cilën e ka marrë dhe më pas e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që kishte përdorur në konflikt.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë arritur të kapin dhe të vënë në pranga autorin, ndërsa kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin prerës.

Të Fundit