“Plazhi i lirë” në Vlorë, policia sekuestron 24 çadra dhe shezlongë në Radhimë

Në një njoftim të kësaj të enjte, Policia e Shtetit informoi se ka zgjeruar operacionin “Plazhi i lirë” edhe në qarkun e Vlorës, pas aksioneve të zhvilluara më parë në Durrës.

Si rezultat i këtij aksioni, u lirua një hapësirë në zonën e Radhimës, e zënë me 24 çadra dhe shezlongë të vendosur pa lejen përkatëse.

Për këtë rast u procedua penalisht 39-vjeçari O.R., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, çadrat dhe shezlongët u sekuestruan nga policia.

Policia e Vlorës apelon pronarët dhe administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare të mos zënë hapësira publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksionet penale dhe administrative që parashikon ligji.

 

Të Fundit