SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Pas shtyrjes së hetimeve 3 muaj më parë, është vendosur që të marrë sërish kohë deri në shtator të hetojë dosjen e tij.

Shkak sipas SPAK është mosmbërritja ende e të gjitha përgjigjeve të letër porosisë që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës.

Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve. SPAK po heton edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt që akuzohen për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri. Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit dhe tashmë si datë e përfundimit të tyre mbetet data 23 shtatori.

Të Fundit