I jep zyrën me qira, avokatja zhduket pa paguar drita e ujë

Disa ditë më parë treguam, sesi avokatja e Lushnjes Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë, duke u marrë paratë, pa u mbaruar asnjë punë. Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, na tha, se Klotilda Kola është pa licensë dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh. Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët, gjatë gjithë kësaj kohe.Në redaksinë tonë kanë mbërritur të tjera denoncime për zonjën Kola. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë.Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë, deri në ditën, kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Këtë herë në redaksinë tonë është ankuar Armando Boçi, pronari i dyqanit, ku ka punuar Klotilda. Armando thotë, se Klotilda ka ikur, duke lënë pa paguar qiranë dhe energjinë.Kontrata i ka përfunduar në maj, por ajo është zhdukur që në prill bashkë me celësat e zyrës me vete. Shumë njerëz, të mashtruar prej saj, tentojnë të shqyejnë derën në shenjë proteste.Ne iu drejtuam Policisë së Fierit, e cila na tha zyrtarisht, se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë kryer të gjitha veprimet dhe materialet procedurale i kanë referuar në Prokurorinë e Fierit. Ndërkohë Klotilda Kola është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Të Fundit