Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në Facebook, foton familjare nga pritja që Familja Mbretërore ka bërë për liderët e NATO-s në Holandë.

“FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, ka shkruar Rama krahas fotografisë së postuar.

Liderët e vendeve anëtare të Aleancës janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të Samitit të NATO-s.

Në fotografi kryeministri Rama shihet teksa është rreshtuar në rreshtin e fundit, ndërsa në fillim janë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti turk Erdogan dhe Emmanuel Macron.

Rama ka qenë i shoqëruar në këtë event nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e

Kujtojmë se çështja kryesore në Samit është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes për vendet e NATO-s në 5%, për të cilën pritet të arrihet një marrëveshje, mes sfidave në rritje të sigurisë.

Të Fundit