Në një rrëfim të ndjerë sopranoja e shquar shqiptare Ermonela Jaho ka treguar disa momente të vështira nga jeta e saj si studente në Konservatorin e Romës.
“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe kam ndenjur dhe një javë pa ngrënë”, tha artistja në media.
“Kam ndenjur me dokumentat si student dhe kam ndenjur pa ardhur në Shqipëri se nuk arrija ‘ti ktheja dokumentet as në ambasadën shqiptare, por i duruari i fituari dhe unë arrita fitova konkursin dhe u sistemuan gjërat”, vijoi Jaho.
Një tjetër moment i vështirë për të cilën ajo thotë se ka qarë ishte certifikata që ambasada shqiptare ia refuzoi.
Ermonela tha se këtë dokument ia kërkonte shkolla, e megjithëse shteti shqiptar i kërkoi të kthehej, drejtori i Konservatorit të Romës e lejoi të vazhdonte shkollën, duke vlerësuar tek ajo pasionin për muzikën.
“Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë certifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri. Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretaria duke i thënë drejtorit se unë dua të vazhdoj ëndërrën time. Ai mu përgjigj se ‘do të dëshiroja që fëmija im të kishte këtë pasion si ti’. Ai ka vdekur dhe unë e kujtoj me mirënjohje. Dhe më tha për ktë pasion që ke ti do futesh në shkollë dhe zëre se e ke dokumentin”, tha këngëtarja e muzikës operistike Ermonela Jaho.