Çmenduri në Patos! Kërkon diplomën, nuk i beson syve kur sheh çfarë i japin

Jemi në Patos për problemin e qytetarit Edmond Cenodemaj, i cili jeton në Greqi e na tregon, që nuk po arrin të marrë një vërtetim, për të njehsuar dëftesën e pjekurisë. Ai ka mbaruar në vitin 1988 shkollën e mesme të bashkuar “Lefter Talo”, specialiteti nxjerrje nafte dhe gazi, ndërkohë që vërtetimin e lëshuar sot nga gjimnazi “Zhani Ciko”, e ka me degën prodhim.Edmondi thotë, se nuk ia morën parasysh fare të dhënat, që ka dëftesa dhe i dhanë një vërtetim, që nuk përfaqëson realitetin, se cfarë ka mbaruar. Kjo situatë po i prish punë në Greqi.Kur interesohet, i thonë, se në regjistrin e Amzës, nuk shkruhet, që është regjistër i shkollës “Lefter Talo” dhe nuk ia nxjerrin dot, se çfarë shkolle ka mbaruar e në çfarë profesioni. Ne shkojmë në gjimnazin “Zhani Ciko”, që më parë ka qenë “Lefter Talo”, amzat e të cilës janë akoma aty. U takuam me drejtorin Elvis Hyseni, i cili thotë, se një pjesë e amzave, janë ende në shkollë dhe nuk ka asnjë element, që tregon, se i përkasin shkollës “Lefter Talo”. Në këto kushte, ai vetëm kalon në vërtetim, aq sa është e shkruar në fletën e amzës.Në ZVA Patos u takuam me zonjën Zamira Velçani,e cila përforcon faktin, se Amzat, që janë në shkollë nuk e përcaktojnë, se cilës shkollë i përkasin.E njejta situatë edhe në Drap Fier. Eksperti i cështjeve të arsimit, Ndricim Mehmeti, shprehet, se është e paprecedentë mbajtja e amzave, që sipas tij, është bërë për të shitur diploma. Sipas tij, këtë situatë, duhet ta zgjidhë Ministria e Arsimit, pasi që nga viti ’83, është miratuar plani mësimor i specialiteteve dhe nuk ka patur degë “prodhim”.

Të Fundit