Fatmira Bucpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në redaksinë tonë, pasi ish-bashkëshorti, me me të cilin ka tre fëmijë të moshës 9, 6 dhe 5 vjec, nuk paguan pensionin ushqimor të vendosur nga gjykata. Kjo e fundit ka vendosur, që Fatjon Beci duhet të paguajë cdo muaj 300 mijë lekë të vjetra për të tre fëmijët dhe prej tetorit 2023, ai nuk ka kryer pagesa.Fatmira tregon gjendjen e vështirë, pasi jeton vetëm me 100 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe me ndihmën e familjes. Ajo thotë, se nuk mundet të punojë me kohë të plotë prej fëmijëve, por kërkon një punë me kohë të pjesshme. Ne iu drejtuam Bashkisë Mirditë, ku kryetari Albert Mëlyshi na thotë, se ka 600 kërkesa për sanitare dhe bashkia nuk ka vende pune, por do ta ndihmojë nëpërmjet sektorit privat.Fatmira bisedoi me ish-bashkëshortin, por ai nuk jep arsye për mospagesën e pensionit të fëmijëve. Ne iu drejtuam zyrës përmbarimore Durrës, ku na thuhet nga përmbaruesi Marsel Himallari, se janë bërë të gjitha procedurat, por Fatjon Beci nuk ka asnjë pronë dhe nuk ka para në asnjë llogari, prandaj Fatmira duhet të bëjë një kallzim penal ndaj tij.
