Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe policia e Lushnjës kanë goditur ditën e sotme një rast të shitjes së drogërave të forta në ndara në doza.
Si rezultat i hetimeve, është bërë e mundur vënia në pranga e shtetasit me iniciale E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.
43-vjeçari u kap me doza kokaine me vete, dhe do t’i shiste në tabakinon të cilën e kishtë në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar dozat e lëndës narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.