STOP-EMISIONI 200(Sezoni 10) 12 Qershor 2025-Qiraxhiu kthehet ne zaptues te prones ne mes te Tiranes, video-denoncimi.

Një qytetar nga Tirana, tregon, se ka një problem me një cështje pronësie për një pronë të gjushit të ndjerë Koço Xhani, të blerë në vitin 2005, në zonën e ish-restorant Durrësit në kryeqytet. Por ish-qiraxhiu, Fatos Rustemi, pretendon të bëhet pronar brenda sipërfaqjes së pronës në fjalë. Në vitin 2009 Koco Xhani ndërroi jetë dhe trashëgimtarët bënë celjen e trashëgimisë. Në këtë pikë, ai që kishte marrë pronën me qira, Fatos Rustemi, nisi pretendimet për 50 m2 brenda pronës së të ndjerit prej 308 metrash katrorë.Kur dorëzoi kopjen e celësit, qytetari pa, se qiraxhiu kishte ndërhyrë në sipërfaqjen e pronës.Ai thotë, se ASHK, nuk e ka regjistruar pronën në emër të trashëgimtarëve, edhe pse ata janë aplikuesit e parë, akt ky, i ndikuar nga pala tjeter.Në këto kushte, qytetari shkon në polici e prokurori, por kjo e fundit e pushoi cështjen.

Erion Veliaj ka hedhur një video në platformën e ndaluar tik-tok, me anë të së cilës, njofton nisjen e një seriali të Netflix, por pasi të mbyllë punët me drejtësinë.Ish-presidenti Ilir Meta është dënuar të mos bëjë aktivitet sportiv, e ping pong për 10 ditë, pasi Komisioni i Disiplinës vendosi, që ai kishte thyer rregullin, duke folur në telefon në një kanal televiziv, 20 minuta, pasi kishte kaluar orari.Meta është ankuar edhe për ujin në qeli, dukë thënë, se i shkon vetëm 1-2 orë në ditë, qa sa mbushin bidonët, për t’u larë.

Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zonën e restorant Durrësit, ne i verifikojmë në terren me grupin e xhirimit. Në vend duket objekti dhe ndryshimet, që i janë bërë murit me kartonxhez. Për pronën, trashëigmtarët paguajnë taksat, duke provuar edhe një herë, se objekti është i tyre dhe jo i zaptuesit Fatos Rustemi.Për konfliktin, gazetarja komunikon edhe me ish-qiramarrësin Fatos Rustemi, i cili ngatërrohet, duke thënë, se aplikimin e ka bërë në vitin 2006, ndërkohë që shkresa e prokurorisë është e 2022-shit. “Stop” i drejtohet ASHK-së qendrore, që ky rast te zgjidhet, dhe pas ndërhyrjes sonë, nis procedura. Specialistët shkojnë për të bërë matjet dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Të Fundit